

Një moment rrëqethës ishte ai i komunikimit mes Livias dhe babait të saj, më te cilin është takuar për herë të fundit kur ajo ishte 7 vjeçe, plot 22 vite më parë.
Ai i tha se është krenar për të dhe të vazhdojë me kokën lart. Ata e mbyllën komunikimin duke premtuar se do të takohen pas daljes nga Big Brother Vip.
Pjesë nga komunikimi mes tyre:
Livia: Është ai zëri…. që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab
Babai: Jam mirë, si je ti?
Livia: Jam shumë mirë… do doja të të thoja shumë gjëra.
Babai: Të falënderosh mamin që të ka mbajtur, ose anasjelltas… këto janë zgjedhjet e jetës. Ka raste që fëmija gëzohet, që hidhërohet. Jeta kështu është
Livia: Kam takuar gjyshen para se me ardh këtu
Babai: Më ka thënë
Livia: A je krenar për mua?
Babai: Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderojë babin… Herën e fundit që ke ardh me mua për 10 ditë, ka qenë edhe halla, ti mbase s’e mban mend, edhe u mërzite. Ishte e pamundur që unë të të mbaja aty, se të shkulësh një fëmijë prej nëne, nuk është e lehtë. Shpresoj që një ditë të gjesh një partner dhe të kalosh një jetë të lumtur, të mos vuash se ke vuajtur fëmijë
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






