Transmetuar më 02-02-2025, 08:14

Tre fëmijë të mitur kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës.

Lajmin tragjik e ka konfirmuar Sheremet Elzaj nga Policia e Gjakovës.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit”, ka thënë Elzaj, raportojnë mediat në Kosovë.

Ai ka theksuar se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e tre fëmijëve.

“Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr137 veprimet e nevojshme hetimore”, ka theksuar Elezaj.

Viktimat raportohet se janë të moshave 14 dhe 15 vjeç.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit