Transmetuar më 01-02-2025, 20:19

Banorët e ishullit turistik të Santorinit në Greqi, si dhe të ishujve të tjerë përreth ndodhen prej më shumë se 24 orësh në panik nga rritja e papritur e një aktiviteti të madh sizmik në këtë zonë.

Autoritetet greke raportojnë për dhjetra tërmete të vogla, nga 1.2 deri te më i madhi që ka kulminuar me 4.2 ballë të shkallës Rihter. Shqetësim në këtë zonë mbetet edhe aktiviteti i nëndheshëm vullkanik.

Në 24 orët e fundit, një sekuencë sizmike e shtuar me magnitudë maksimale 4.3 ballë është regjistruar në zonën e Anydros, midis Thirës dhe Amorgos. Ky aktivitet sizmik nuk lidhet me aktivitetin vullkanik, pasi është për shkak të pllakave nënujore me drejtim Verilindje-Jugperëndim.

Eskpertët grekë thonë se vullkani nënujor mbetet aktiv dhe se mund të shpërthejë në çdo kohë.

Profesori grek i sizmiologjisë, Akis Tselentis tha se aktiviteti sizmik është i lidhur ngushtë me atë vullkanik duke provokuar shpërthime.

“Ne të gjithë e dimë se këto vullkane janë aktive dhe kanë prodhuar shpërthime vullkanike në të kaluarën. Vibrimet sizmike brenda kalderës së Santorinit ndodhen në pllakën e Kameni (vija Kameni). Trazirat të ngjashme tërmete-vullkanike si në vitet 2011-12, pa rezultuar në një shpërthim”, tha ai.

Për këtë arsye, Ministrina greke e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur mbylljen e shkollave për zonën, ndalimin e grumbullimit në ndërtesa të mbyllura si dhe një paralajmërim për banorët që të mos i afrohen porteve.

Një shpërthim i fuqishëm vullkanik rreth 1800 vite para erës së re e copëtoi ishullin e Santorinit duke ndryshuar përgjithmonë jo vetëm pamjen e tij, por edhe duke provokuar qindra tërmete dhe cunami që goditën gjithë rajonin. Një tërmet shkatërrimtar prej 7.7 ballësh u regjistrua në korrik të vitit 1956.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit