Transmetuar më 01-02-2025, 18:49

Iftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë një prej miqve më të mirë të Klajdi Musabelliut. Shokë prej më shumë se 16 vitesh.

Rikujtojmë se në ditën e parë të qëndrimit në shpellë, pas dënimit nga Vëllai i Madh, Klajdi Musabelliu pranoi se kishte pasur ndjenja për këngëtaren Elvana Gjata gjatë kohës kur ishin së bashku në programin “Ethet e së premtes”. Kjo u nxor në dritë pasi Rozana e ngacmoi duke e pyetur nëse ai kishte pasur dashuri për Elvanën. Klajdi e pranoi dhe kur Rozana e pyeti nëse ia kishte shprehur këto ndjenja, ai tha se jo, pasi në atë periudhë Elvana ishte në një lidhje dhe nuk kishte mundësi për diçka më shumë.

Në lidhje me këtë miku i tij, Denisi në Top Albania Radio është shprehur se:

Në atë kohë ata kanë qenë të barabartë mos të them se Klajdi ishte pak më lart se Elvana. Në kohën e ‘Etheve” flas, Elvana ishte e vogël, Klajdi ishte finalist.

Elona: Pra ti po thua që Klajdi ka qenë më lart se Elvana asokohe edhe këngëtarja mund ta kishte qejf në atë kohë Klajdin se nuk është çudi ishte finalist?

Denisi: Normal. Edhe mund ta kishte sepse Klajdi në atë kohë ishte diku tek 19 vjeç dhe Elvana diku tek 16 vjeç. Ishin në adoleshencë. Tani duket pak pa sens kjo dhe qeshin njerëzit por po të rikthehesh pas në atë kohë nuk është edhe aq pa sens.

Sa i përket nominimit Denisi u shpreh se e shikonte të rrezikuar shumë. Elona e pyeti nëse Klajdi ka ndonjë shoqe që e pret jashtë dhe për këtë Denisi tregoi se:

Jo, momentalisht ka një pëlqim për një vajzë por kanë një raport shoqëror. E kanë pak situatë të komplikuar. Kanë vite që njihen por problemi është që vajza është pak më e hallakatur se Klajdi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit