Transmetuar më 01-02-2025, 14:43

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa sulmuar dhe mediat ditën e sotme në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS-së. Gjatë fjalës së tij, Rama i ka quajtur gazetarët dhe portalet, bretkosa mediatike. Ndërkohë që ka theksuar se këto media transmetojnë kanalet e kënetave, që për të është opozita e vendit.

“Por nuk është vetëm e sotmja premtuese dhe perspektiva e sigurt e teknologjisë së lartë. Që nga sot 100 ditë do ta bëjnë shumicën e votuesve të parë dhe do t’i bëjnë të rinjtë dhe të rejat e sotëm që ta refuzojnë kënetën opozitare dhe bufin e saj të stërplakur e t’i thonë “sikter” të gjitha bretkosave politike dhe mediatike. Ata do t’i bashkohen trenit të PS në 11 maj," tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit