Transmetuar më 01-02-2025, 14:33

DURRËS- Përbytjet e shkaktuara nga reshjet e pak ditëve më parë në Durrës kanë shkaktuar dëme të shumta për qindra familje. Bëhet me dije se Bashkia po bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet e shkaktuara ndërsa grupet e punës kanë vijuar evidentimin e dëmeve në banesa.

Mësohet se vetëm gjatë ditës së premte janë verifikuar 173 shtëpi, ndërsa në dy ditë pune, numri total i banesave të verifikuara ka arritur në 273. Procesi i evidentimit po vijon edhe sot, ndërsa autoritetet po punojnë për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për mbështetjen e familjeve të prekura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit