

Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë.
Nga sot kush konsumon deri ne 700 kWh/muaj energji do të paguajë 8.5 lekë për kWh, ndërsa për familjarët që konsumojnë mbi 700 kWh/muaj çmimi mbetet 9.5 lekë për kWh.
Kështu nëse deri më sot familjet që konsumonin 700 kW paguanin 7980 lekë me TVSH, nga muaji i ardhshëm pagesa zbret në 7140 lekë ose 840 lekë më pak.
Ndërsa pa TVSH e njëjta faturë ulet nga 6650 lekë në 5950 lekë ose 700 lekë më pak.
Porsa është numri i familjeve që përfitojnë nga kjo lehtësi. Janë mbi 1 milion familje që konsumojnë deri në 700 kWh energji në muaj.
Ky vendim u mor në muajin janar nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi pas vendimit për uljen e çmimit për abonentët familjarë se kjo lehtësi nuk u mor për qëllime elektorale por qeveria ka një plan për ta shndërruar Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë deri në vitin 2030. Tarifa e re e energjisë elektrike që hyn në fuqi nga kjo e shtunë do të aplikohet deri në 31 dhjetor të këtij viti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






