Transmetuar më 01-02-2025, 08:47

Pista e merkatos Santiago Gimenez për Milanin tani duket një mundësi konkrete. Shorti i “play off”-eve të Ligës së Kampionëve, që do të vërë përballë pikërisht kuqezinjtë dhe holandezët, fillimisht e kishte komplikuar çështjen.

Në diskutim ishin 11 milionë eurot që Feyenoord do të përfitonte nëse kualifikohej në 1/8 finale, shumë e rëndësishme që i kishte bërë holandezët të refuzonin çdo ofertë nën 40 milionë euro për sulmuesin meksikan.

Nga ana e tij, Milan kishte ofruar 32 milionë euro, plus bonuse, të cilat duheshin përcaktuar, duke u mbështetur edhe te dëshira e vetë sulmuesit meksikan, i cili tashmë kishte një marrëveshje personale me kuqezinjtë.

Tani, palët janë afruar dhe ka shumë mundësi që marrëveshja të mbyllet pozitivisht. Gimenez do të përfaqësonte gjithashtu "dritën jeshile" për largimin e Morata-s, i cili është gati të kalojë te Galatasaray në formë huazimi, me të drejtën e blerjes për një shifër rreth 15 milionë euro.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit