

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së shtunë duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd