Transmetuar më 01-02-2025, 07:32

Shorti i Nyonit ka përcaktuar çiftet e fazës së dytë (të “play off”-it) në Champions League 2024-2025. Është shmangur derbi Italian, por jo supersfida, ose finalja e parakohëshme, Manchester City-Real Madridi. Juventusi do të përballet me PSV Eindhoven, Milani do të luajë kundër Feyenoord të Gimenez, ndërsa Atalanta do të sfidojë belgët e Club Brugge, sa iu takon skuadrave italiane.

Ndeshjet e para do të luhen më 11 dhe 12 shkurt, ndërsa kthimi një javë më vonë, më 18 dhe 19 shkurt. UEFA ka publikuar gjithashtu ndarjen e saktë të orareve.

Ndeshjet e para:

E martë, 11 shkurt, ora 18:45: Brest – PSG

E martë, 11 shkurt, ora 21:00: Juventus – PSV Eindhoven

E martë, 11 shkurt, ora 21:00: Manchester City – Real Madrid

E martë, 11 shkurt, ora 21:00: Sporting Lisbona – Borussia Dortmund

E mërkurë, 12 shkurt, ora 18:45: Club Brugge – Atalanta

E mërkurë, 12 shkurt, ora 21:00: Monaco – Benfica

E mërkurë, 12 shkurt, ora 21:00: Celtic – Bayern Munich

E mërkurë, 12 shkurt, ora 21:00: Feyenoord – Milan

Ndeshjet e kthimit:

E martë, 18 shkurt, ora 18:45: Milan – Feyenoord

E martë, 18 shkurt, ora 21:00: Atalanta – Club Brugge

E martë, 18 shkurt, ora 21:00: Bayern Munich – Celtic

E martë, 18 shkurt, ora 21:00: Benfica – Monaco

E mërkurë, 19 shkurt, ora 18:45: Borussia Dortmund – Sporting Lisbona

E mërkurë, 19 shkurt, ora 21:00: PSG – Brest

E mërkurë, 19 shkurt, ora 21:00: PSV Eindhoven – Juventus

E mërkurë, 19 shkurt, ora 21:00: Real Madrid – Manchester City

Ky është një nga momentet vendimtare të sezonit, me përballje të forta mes disa prej ekipeve më të mëdha të Europës. Veç 8 skuadrave të para, të kualifikuara direkt nga faza e grupit, edhe 8 skuadra të tjera, fituesit e çifteve të “play off”-it, do të shkojnë në 1/8 finale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit