

GJIROKASTËR – Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte në Gjirokastër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Skerficës, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme, zjarrfikësit kanë mbërritur në vëndngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga zjarri raportohen vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






