

Tre persona janë arrestuar në Tiranë, gjatë një aksioni të policisë për goditjen e shitësve të drogës.
Në tre operacione të ndryshme, ata janë kapur në dy raste me kanabis, ndësa personi i tretë është arrestuar me kokainë.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen sasi kokaine, sasi kanabisi dhe fara kanabisi. Vihen në pranga 3 shtetas.
Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që shesin lëndë narkotike apo i mbajnë ato në banesë, bazuar dhe në inteligjencën policore, u kapën dhe u vunë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, 2 shtetas, konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi farash të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabid, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin J. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






