

TIRANË- Protesta e përjavshme po zhvillohet edhe sot para bashkisë së Tiranës. Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferave të zbuluara me drejtorët e bashkisë.
Aktori Mehdi Malkaj, në fjalën e tij foli për protestën kombëtare të opozitës më 8 shkurt, ndërsa tha se do ishte më mirë të bëhej më shpejt. Ai mori si shembull protestat në Serbi ku tha se për 20 ditë arritën të heqin kryeministrin e vendit.
“Jemi vonë për 8 shkurt për protestën, është më mirë ta bëjmë më shpejt, se po marr për shembull ‘komshinjtë’ tanë që për 20 ditë e hoqën kryeministrin. U kam thënë këtyre që janë këtu, shoferëve, fikni makinat dhe ejani këtu, por jo, nuk vijnë se janë ‘intelektualë’. Këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është ‘intelektual’. Krimi është me doreza, është ‘i dashur’ dhe këtu te ne po bëhen krime të mëdha. O njerëz, i thërrisni mendjes, nuk ikin këta qelbësira duke thënë vetëm ‘Rama ik’. Të shkojmë te kryeministria, ta ‘hedhim nga pallati, ndryshe nuk bëhet ky muhabet”, tha Malkaj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





