

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të niset sot drejt Gjermanisë. Ai do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.
Kongresi elektoral i CDU-së, i cili vjen pak javë përpara zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani, mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Më 24 janar, Prokuroria e Posaçme pranoi kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës për të mos u paraqitur më 3 shkurt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kërkesa e paraqitur nga avokati i tij u miratua nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Arsyeja e mosparaqitjes ishte udhëtimi i Berishës drejt Gjermanisë. Berisha do të paraqitet në SPAK, të hënën e tretë të muajit shkurt.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





