

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit mbëmjen e djeshme në Tiranë. I mituri mbeti i plagosur pas një sherri mes xhaxhallarëve tij, vëllezërve binjakë, Nazmi dhe Florant Pëllumbi. Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e këtyre të fundit.
Nëna e të miturit me deklaratën e saj në polici ka bërë të mundur edhe zbardhjen e plagosjes së djalit. Ajo ka thënë se njëri nga kunetërit e saj, ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur 15-vjeçarin. Sipas saj, konflikti mes dy 29-vjeçarëve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armës.
29-vjeçari, Florant Pëllumbi u vendos në pranga, ndërsa në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





