Transmetuar më 31-01-2025, 10:39

Neymar është rikthyer te klubi i fëmijërisë, Santosi. Një veprim që ka ndezur euforinë e mbështetësve të këtij gjiganti të futbollit brazilian, mes të cilëve edhe te Rodrygo, sulmues i Real Madridit, i dalë nga klubi në fjalë amerikano-jugor.

Ja letra publike e Rodrygo për Neymar Jr: “Idhulli im! Kjo është ajo për të cilën po të flisja rreth 15 vite më parë (koha fluturon).

Sot, duke qenë më shumë se një idhull, një mik, ti e fiton edhe më shumë respektin dhe admirimin tim. Përkundër çdo logjike, duke vënë dashurinë dhe lumturinë mbi gjithçka, nuk mund të mos jem krenar për idhullin tim të fëmijërisë.

Vëlla, shumë sukses, gola, fitore, vallëzime dhe mbi të gjitha, shumë GUXIM e LUMTURI. Sot është një ditë e shënuar jo vetëm për ne, tifozët e Santosit, por për gjithë botën e futbollit. Argëtohu si gjithmonë dhe bota do të vazhdojë të të duartrokasë! Populli i Santosit mund të festojë…, princi është kthyer”.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Neymar përmes rrjeteve sociale: Rodrygo, mos harro…, kemi një MISION TË MADH BASHKË”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit