

Sherri mes dy vëllezërve binjakë precipitoi në përdorim arme zjarri në Tiranë me pasojë plagosjen pa dashje të nipit të tyre.
Ngjarja që tronditi mbrëmë Tiranën është zbardhur dhe sot u shpall në kërkim Nazmi Pëllumbi si dhe u arrestua Florant Pëllumbi për konfliktin mes tyre ku mbeti i dëmtuar nipi i tyre 15 vjeçar.
Ngjarja dramatike ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar.
Hetimet intensive u bënë gjithë natën nga sektori i Krimeve të Rënda dhe rezultoi se Nazmi Pëllumbi ka pasur një konflikt për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, Florant Pëllumbi.
Sherri ka precipituar në oborrin e përbashkët të banesave të tyre në Fushë Mëzez.
Në një moment Nazmiu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait binjak. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre).
I vogli u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Policia tha se në lidhje me ngjarjen u shpall në kërkim Nazmi Pëllumbi 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit).
Tani ai akuzohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre), djali i vëllait të tretë.
Në aksionin policor u arrestua binjaku i 29-vjeçarit, Florant Pëllumbi, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Nazmi Pëllumbi N. P., 29 vjeç, akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërsa Florant Pëllumbi është nën akuzë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





