

Fushë-Krujë, 31 Janar 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë, ku dyshohet se një lëndë plasëse është vendosur në fasadën e jashtme të një lokali, në pronësi të shtetasit B. T.
Për pasojë, xhamat e lokalit janë dëmtuar, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merren në pyetje persona që mund të kenë dijeni për këtë akt.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të saj.
Hetimet vijojnë dhe priten zhvillime të reja në orët në vijim, raporton noa.al.
Foto arkivi
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





