

Shkodër, 31 Janar 2025 /NOA – Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen "Partizani" të qytetit të Shkodrës.
Sipas burimeve zyrtare, në rrugën "Martin Camaj", një lëndë plasëse është vendosur pranë gomës së parë të një automjeti në pronësi të shtetasit A. B., 37 vjeç.
Për pasojë, automjeti ka pësuar dëmtime të pjesshme, raporton noa.al që sjell dhe pamjet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet po kryejnë hetime për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarjeje.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo informacion të vlefshëm që mund të ndihmojë në hetimet për këtë incident.
Hetimet vijojnë dhe më shumë detaje priten në orët në vijim. /noa.al
Foto arkivi
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





