Transmetuar më 30-01-2025, 22:38

LEZHË – Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Një pallat është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme zjarri ka përfshirë katet e sipërme të pallatit, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Mësohet se banorët janë evakuar dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit