Transmetuar më 30-01-2025, 22:02

TIRANA- Disa deputetë britanikë kanë zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Mësohet se ata janë ftuar në Shqipëri nga Qendra Konservatore Shqiptare. Pala shqiptare që i ka ftuar kanë qenë Enri Ceno, Nikola Kedhi, Alfred Pellumbit dhe Besa Manaj. Ky është takimi i parë i këtij niveli për Berishën që prej shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britania.

“Së bashku me miqtë dhe bashkëpuntorët e Institutit Konservator dhe Sekretariatit, Besën, Alfredin dhe Nikolën pritëm Andrew Rosindell deputet i Romford për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Ministër i Jashtëm në hije, Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme.

Martin Vickers Deputeti konservator i Mbretërisë së Bashkuar, Kryetar i grupit parlamentar miqësor të MB-së dhe Ballkanit. Philippa Broom ish-drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtare e Bordit të grave konservatore dhe Pierre Plumeau Këshilltar i Andrew Rosindell”, thuhet në njoftimin e qendrës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit