Transmetuar më 30-01-2025, 16:29

Përmbytet në Durrës dhe kati i parë i burgut të këtij qyteti, pas reshjeve të shiut prej ditës së djeshme.

Në këtë situatë është bërë transferimi i 28 të  burgosur.

Këta të fundit janë transferuar në  burgun e Fushë-Krujës.

Grupe pune nga bashkia e Durrësit si dhe punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat.

Ndërkohë, 12 grupet e verifikimi që janë ngritur nga bashkia po vijojnë punën për evidentimin dhe vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në 300 banesat e përmbytura.

Teksa situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit