

Një e moshuar është djegur e gjallë brenda banesës ku jetonte e vetme.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shtëmajë në Njësinë Administrative Bradashesh.
Banesa ku jetonte e moshuara është përfshira nga flakët në rrethana te paqarta.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë me shpejtësi, por pa mundur dot të evitojnë tragjedinë.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm.
Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





