Transmetuar më 30-01-2025, 12:52

KORÇË- Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në Korçë. Mësohet se një person ka kërcënuar personelin e shërbimit mjekësor në repartin e dializës se do ti vërë flakën vetes dhe vendit.

Personi gjithashtu raportohet se është pacient i shërbimit të dializës dhe paraditen e sotme ka hyrë brenda ambienteve me një bidon benzinë në dorë. Ai ka kërcënuar infermierët e dializës. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, brenda repartit kanë qenë 20 pacientë duke marrë shërbimin e dializës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka shmangur një ngjarje shumë të rëndë.

Pacientit i ka rënë nga dora bidoni i benzinës pa arritur t’i vinte flakën. Ai është shoqëruar në komisariatin e Korçës ku dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa grupet e ekspertëve janë në vendngjarje për të zbardhur atë çka ka ndodhur paraditen e sotme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit