Transmetuar më 30-01-2025, 12:46

Deputetja demokrate dhe kryetarja e Komisionit të Check Up-it dhe Sterlizimit, Albana Vokshi, është paditur në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme nga koncensionari i Check Up, ‘3P Life Logistic’ dhe biznesmenia Vilma Nushi.

Padia nga ana e Vilma Nushit është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Sterilizimit”.

Seanca e parë gjyqësore ishte planifikuar për këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, e cila do të ofronte mundësinë që palët të pajtohen. Por seanca është shtyrë për mungesë të të dyja palëve. Seanca e radhës në GJKKO është caktuar për datën 11 shkurti në orën 10:00.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit