Transmetuar më 31-01-2025, 07:54

"Lautaro Martinez? Ai ka kontratë edhe për 5 vite të tjera dhe do të qëndrojë gjatë me fanellën zikaltër". Kështu u shpreh Alejandro Camano, menaxheri i kapitenit të Interit, gjatë një interviste të dhënë për mikrofonët e “Radio Kiss Kiss Napoli”.

Duke folur për Napolin, ai shtoi: "Antonio Conte është një trajner i madh. Më kujtohet kur e dëshironte me ngulm Hakimin tek Interi, kur ai luante ende te Borussia Dortmund. Me atë trajner, Hakimi gjeti thelbin e lojës dhe arriti të shfaqte më së miri potencialin e vet".

Më pas foli edhe për Garnacho: "Ai është një lojtar shumë i ri. Nëna e tij është argjentinase, ndërsa babai spanjoll. Tek Atletico Madridi spikati për talentin, shpejtësinë dhe personalitetin e tij.

Më pas, Manchester United e bleu dhe ai u bë një lojtar i rëndësishëm. Lukaku është një futbollist i madh, ndërsa Garnacho është një lojtar plotësues, i cili përshtatet shumë mirë me Romelu. Conte di si t’i shfrytëzojë maksimalisht lojtarët e tij".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit