

Aksident në Këlcyrë, mjeti bie në kanal.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Këlcyrë-Përmet.
Një automjet tip ‘Opel’ drejtuar nga S.K. nga qyteti i Shkodrës, ka dalk nga rruga duke perfunduar në kanal.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia rrugore për të dhënë ndihmë dhe për të kryer procedurat përkatëse.
Nga përplasja, drejtuesi shkodran ka pësuar trauma dhe u dërgua në spital.
Ndërkohë zjarrefikësit ndodhen në vendngjarje për të siguruar perimetrin pasi mjeti ka impiant gazi dhe mund te shpërthejë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





