

TIRANË- Homazhet për ndër të Kryepeshkopit Anastas Janullatos kanë bërë bashkë politikën shqiptare. Në foton e mëposhtme shihen dy liderët e partive kryesore në vend, Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Sali Berisha. Ndërkohë që në mes të tyre ndodhet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Trupi i kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit kanë ardhur figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.
Prej dy ditësh në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet janë mbajtur homazhe për Kryepeshkopin e ndjerë, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





