Transmetuar më 30-01-2025, 08:15

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur në aeroportin e Uashingtonit mes një avioni dhe një helikopteri të ushtrisë. Trump më herët në një deklaratë zyrtare tha se ishte i informuar mbi atë që e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikqyrte situatën. Ndërkohë më pak se katër orë pas përplasjes, ai postoi në platformën e tij “Truth Social”.

“Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Dritat në aeroplan po flakëronin. Pse helikopteri nuk u ngjit apo nuk u kthye, pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin. Kjo është një situatë e keqe që duket se mund të ishte parandaluar. Jo mirë!!!", është shprehur Trump.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit