Transmetuar më 29-01-2025, 17:36

Një 32-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë pasi është dyshohet se shiste doza kanabisi në qytetin e Lezhës.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ermando Lekaj. Gjatë kontrollit fizik në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Holder”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale, në qytetin e Lezhës.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, që u gjetën gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kokainës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Holder”.

Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit