

Moti i keq me reshje intensive shiu që pushtoi vendin këtë të mërkurë ka shkaktuar problematika në disa zona.
Deri më tani situata më problematike raportohet në Durrës, aty ku janë përmbytur rrugë në disa zona dhe është vështirësuar qarkullimi.
Mësohet se situata është rënduar, pasi uji ka vërshuar edhe brenda disa banesave private në Shkozet, Sukth dhe Katund i Ri.
Ndërkohë në një njoftim zyrtar pak më herët, Bashkia Durrës njoftoi edhe cilat janë akset më problematike momentalisht si pasojë e reshjeve, ndërsa shtoi se strukturat e kësaj bashkie po punojnë pë rehabilitimin e situatës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





