

Tiranë – Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Luxury Cars”, duke goditur një rrjet kriminal të trafikimit të automjeteve të vjedhura nga Italia në Shqipëri.
Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan dy shtetas italianë (vëllezër) të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa njëri prej tyre u arrestua dhe tjetri u procedua në gjendje te lire.
Në pranga ka rënë shtetasi italian D. S., 37 vjeç, banues në Itali, ndërsa për vëllain e tij, F. S., është ngritur procedim penal në gjendje të lirë.
Hetimet zbuluan se dy vëllezërit trafikonin makina luksoze të vjedhura në Itali, duke i sjellë në Shqipëri për shitje ose përdorim të mëtejshëm.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan dy automjete të prodhimeve të fundit, një Audi Q3 dheBMW X6, me vlere 150 000 euro.
Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të zbuluar raste të tjera të mundshme të trafikimit të mjeteve të vjedhura, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





