Magazinë
Transmetuar më 29-01-2025, 13:25

PRIZREN- Dy persona janë plagosur sot rreth orës 02:00 në rrugën “Transiti i ri”, në Prizren. Mësohet se plagosja është regjistruar pas një sherrit në parkingun e karburanti. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të dyshuarit menjëherë pas takimit kanë filluar të debatojnë dhe më pas një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dyshuarve të tjerë.

Pas shkrepjes së armës autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit.

“Më datën 29.01.2025, rreth orës 02:00 në rrugën ‘Transiti i ri’ në Prizren disa persona të dyshuar janë takuar në parkingun e një pikë shitje të derivateve. Të dyshuarit menjëherë pas takimit kanë filluar të fjalosen dhe së paku një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dyshuarve të tjerë. Pas shkrepjes së armës persona të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes e dy nga ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet me dije se Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve kanë dalë në vendngjarje dhe kanë mbledhë provat dhe dëshmitë. Policia bën me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital.

Gjithashtu theksohet se janë idenfitikuar personat e përfshirë në këtë ngjarje dhe janë shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar tre armë zjarri, pistoleta dhe dy automjete.

“Dy nga të dyshuarit gjinden në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Policia gjatë natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, tre armë zjarri- pistoleta dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke e hetuar rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentative’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, thuhet më tej në njoftim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit