Transmetuar më 28-01-2025, 22:11

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Ilirjan Celibashi, sqaroi se kush do e hetojë vjedhjen e votës së emigrantëve.

Celibashi tha për Quo Vadis se autoritetet shqiptare kanë gjithë kopetencën për ta trajtuar këtë çështje.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ekspert të ndryshëm ngrenë pikpyetje se si do të bëhet monitorimi i procesit të votimit të emigrantëve. Për të shmangur votimin familjar, fshehtësinë e votës, shit-blerjen e botës. Sepse duket sikur flasim për dy kode, një që do zbatohet për shqiptarët rezident dhe emigrantët.

Celibashi: Procesi i votimit nga jashtë mund të mbikqyret aq sa ky lloj sistemi e lejon mbikqyrjen dhe kontrollin nga institucionet përkatëse. Por, në momentin që fleta e votimit mbërrin në banesën e votuesit është në vullnetin e tij si do e administrojë, ne nuk mund të bëjmë më shumë.

Borakaj: Po nëse kapet në kushtet e flagrancës, ku hetohet, në Shqipëri apo në shtetin ku është rezident?

Celibashi: Në Shqipëri. Autoritetet shqiptare kanë gjithë kopetencën për t’a trajtuar këtë çështje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit