Transmetuar më 28-01-2025, 16:48

TIRANË – Arrestohet një person, dy të tjerë në kërkim për grabitje biznesesh dhe tentativë vjedhjeje në banesë

Një operacion policor i koduar “Nata” është finalizuar nga Komisariati Nr. 3 i Policisë së Tiranës, duke çuar në arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të dyshuar për disa raste vjedhjesh në kryeqytet.

Në pranga ka rënë B. N., 38 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim R. F. dhe E. L. (S). Sipas hetimeve paraprake, tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur dy biznese gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë.

Gjatë operacionit, policia ka dokumentuar se të dyshuarit kanë marrë pajisje dhe vegla pune nga një biznes privat dhe një kantier ndërtimi, ndërsa më pas kanë tentuar të depërtojnë në një banesë, pa arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të mundshme që mund të kenë kryer.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit