

Dy djem janë vënë në pranga pas kanosjes së një gruaje për të paguar 2000 euro, në këmbim të fshirjes së disa fotove intime nga rrjeti social "Tik Tok".
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, realizuan operacionin e koduar "Profili".
Arrestimet u bënë në flagrancë për shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi kompjuterik" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".
Hetimet tregojnë se ata kanosën një 40-vjeçare për të marrë shumën e kërkuar, në përpjekje për të fshirë fotot e saj.
Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Gjirokastrës për procedura të mëtejshme, raporton noa.al.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





