

Melania Trump vazhdon të jetë një figurë që tërheq vëmendjen në SHBA. Ish-zonja e parë, tashmë sërish në qendër të vëmendjes, është një emër që përflitet jo vetëm për statusin e saj politik, por edhe pamjen e saj. Në moshën 54-vjeçare, ajo mahnit me mungesën e rrudhave dhe një fytyrë që duket sikur nuk i ka kaluar aspak vitet.
Sekreti i saj për ta fituar “betejën” kundër rrudhave dhe lëkurës së lëshuar duket se lidhet me pasionin e saj për kujdesin estetik, të cilin e praktikoi dhe përqafoi pa rezerva. Ndryshimet që ka bërë janë të dukshme dhe rezultat i ndërhyrjeve të rregullta e të kujdesshme. Pamja dhe figura e saj janë një prioritet i vazhdueshëm.
Melania fillimisht la studimet për t’iu përkushtuar pasarelave dhe modës. Palestra ka qenë një pjesë e rëndësishme e rutinës së saj për vite me radhë, por tashmë është fokusuar te trajtimet dhe ndërhyrjet estetike. Në dukje, bisturia ka luajtur një rol kyç në procesin e saj të “rinimit”.
Ajo nuk ka hezituar të kryejë ndërhyrje si rinoplastika për të ndryshuar formën e hundës, operacione për gjoksin dhe ndërhyrje rreth syve. Dikur, sytë e saj dukeshin më të rrumbullakosur, ndërsa tani kanë një formë më tërhequr dhe të zgjatur, duke krijuar një pamje më të sofistikuar.
Një tjetër “armë” në arsenalin e saj kundër rrudhave është përdorimi i toksinës botulinike (Botox). Kjo ndihmon në tendosjen e lëkurës dhe eliminimin e rrudhave. Për më tepër, përdorimi i stimulatorëve të kolagjenit me bazë acid hialuronik ka qenë thelbësor për ta mbajtur lëkurën të re dhe të lëmuar. Buzët, mollëzat dhe fytyra e saj në tërësi janë pasqyra e punës së kryer me shumë kujdes nga specialistët e estetikës.
Melania Trump dëshmon se përkushtimi ndaj pamjes dhe kujdesi i vazhdueshëm janë çelësi i një pamjeje rinore, edhe në dekadën e gjashtë të jetës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





