Transmetuar më 28-01-2025, 11:43

Beograd- Kryeministri i Serbisë Milos Vuçeviç, ka njoftuar sot dorëheqjen e tij përmes një konference për media drejtuar qytetarëve. Dorëheqja është rezultat i "kokës së parë të turkut" që presidenti Aleksandër Vuçiç duket të ketë urdhëruar pas protestave masive disa ditore në të gjithë vendin.

Ishte presidenti serb Vuçiç ai që b ëri thirrje dje për "rindërtim më urgjent dhe masiv të Qeverisë".

Gjatë fjalës së tij të dorëheqjes, Vuçeviç theksoi se ajo që ndodhi në Novi Sad, humbja e 15 jetëve nga shembja e stacionit të trenit, hodhi hije mbi mandatin e qeverisë serbe. Që nga ai moment, tha Vuçeviç, Serbia dukej se ishte ngecur në atë aksident.

Dorëheqjen pritet ta japë edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq. Mbetet për t’u parë nëse protestuesit serbë do të mjaftohen me këto dorëheqje për t’i dhënë fund protestave të tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit