Transmetuar më 28-01-2025, 07:55

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, por pas mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të jenë disi më të dendura si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë reshje shiu vonë në mbrëmje ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e fortë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jugor.

Për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 7 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit