Transmetuar më 27-01-2025, 20:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se më 9 shkurt do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Romë, Itali.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të PD-së në Facebook, takimi do të mbahet në ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Berisha udhëtoi në Gjermani, pasi mori leje nga SPAK, për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së, ku ishte i ftuar si kryetar partie.

Ende nuk është konfirmuar nëse takimi në Romë do të zhvillohet me pjesëmarrjen fizike të Berishës apo në format virtual.

Njoftimi i PD:

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali. Datë 9 Shkurt Ora 13:00 ROMË ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit