Magazinë
Transmetuar më 27-01-2025, 19:28

Skënderaj- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është sulmuar me mjete piroteknike gjatë një takimi në Skënderaj, pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit. Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë përpjekjeve të Kurtit për të hyrë në sallën ku do të mbahej tubimi, u hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të tij.

Gjithashtu mësohet se truprojat e Kurtit kanë reaguar menjëherë, duke e mbuluar atë dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra për të siguruar sigurinë e tyre. Nga kjo ngjarej nuk ka raporte për lëndime, por incidenti ka shkaktuar tension në vendndodhjen e tubimit.

Ndërkohë, para pak minutash, në afërsi të vendit ku po mbahej tubimi, janë dëgjuar dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke brohoritur “Na jena PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”. Nga aty janë dëgjuar edhe thirrjet “Zdravo”, të cilat lidhen me audio-regjistrimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me organizatorin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit