

TIRANË- Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në një gurore në fshatin Pashkashes në Tiranë.
Sipas informacioneve policore, viktima punonte si roje private në këtë subjekt. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
"Më datë 27.01.2025, rreth orës 08:25, në fshatin Pashkashesh, Ibë, në guroren e shtetasit B. A, është konstatuar pa shenja jete shtetasi H. L, rreth 60 vjeç, i punësuar si roje private në këtë gurore. Paraprakisht, dyshohet se 60 vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.", thuhet në njoftimin e policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





