

PARIS- Një zjarr i madh shpërtheu herët të hënën në bashkinë e lagjes së 12-të të Parisit , i cili përpiu kullën ku ndodhej një kambanë. Kulla ndodhet 30 metra e lartë. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë viktimë.
Zjarrfikësit luftuan me flakët dhe zjarri ishte "nën kontroll" pak para orës 7:00 të mëngjesit. Shërbimi zjarrfikës u alarmua rreth orës 03:20 të mëngjesit dhe vendosi rreth gjashtëdhjetë automjete dhe 150 zjarrfikës për të shuar zjarrin.
Sipas një gazetari të AFP-së që ishte në vendngjarje, policia vendosi një perimetër të madh sigurie rreth ndërtesës të shekullit të 19-të. Zjarri i cili ka nisur në çatinë e godinës dhe që nuk dihet origjina, ka prekur kambanoren 36 metra, e cila në një moment ka paraqitur “rrezik shembjeje”, sipas zyrtarit të Zjarrfikëses.
"Tani duhet të konfirmojmë se asgjë nuk do të bjerë," shtoi zëdhënësi, duke parashikuar se zjarrfikësit do të qëndrojnë në ndërtesë të hënën.
Stop aux complotistes.
La Mairie du 12e arrondissement de Paris en flammes ce matin c’est comme Notre-Dame. Juste un mégot.
Fin du sujet. Merci. pic.twitter.com/hGWE8ukQl6
— 99% YOUTH (@99percentyouth) January 27, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





