Transmetuar më 27-01-2025, 10:01

FERIZAJ- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Ferizaj- Prishtinë.Tre makina janë përplasur në fshatin Prelez të Muhaxherëve. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se katër persona kanë pësuar lëndime.

Të plagosurit transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga ekipet e autoambulancës. Në vendngjarje menjëherë ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Me datën 26.01.2025, rreth orës 21:00, kemi pranuar një informatë për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet e policisë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor, ndërsa hetuesit e aksidenteve kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të ngjarjes. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjete, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Ata janë transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga ekipet e autoambulancës. Për të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia, është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit