

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka dhënë një intervistë për DAZN në prag të ndeshjes kundër Parmës, ku ka folur për zhvillimet e fundit në skuadër.
Kyle Walker sjell forcë dhe pasion: "Palmares-i i tij flet vetë. Është një lojtar që dëshiron të fitojë, do t’i shtojë forcë dhe pasion Milanit tonë".
I pyetur për mundësinë e një goditjeje në sulm gjatë merkatos së janarit, Scaroni u përgjigj: "Merkato e janarit është gjithmonë e vështirë, nuk jam i sigurt nëse do t’ia dalim.
Jemi shumë të fokusuar që të ndërtojmë një Milan të fortë, jo vetëm jashtë kampionatit, ku fituam një Superkupë si të pafavorizuar. Në kampionat nuk kemi arritur gjithmonë paraqitje në nivelin e duhur".
Lidhur me thirrjet e disa tifozëve që kërkojnë shitjen e klubit nga Gerry Cardinale, Scaroni tha: "Ne duam që tifozët ta mbështesin ekipin, këtë e dëshiron edhe trajneri dhe Cardinale. Na duhet mbështetja e tifozëve tanë, jam i sigurt që do të na dëgjojnë".
Një mesazh i qartë nga presidenti i klubit kuqezi, i cili kërkon unitet dhe mbështetje maksimale për ekipin në këtë periudhë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





