

Një gol, një tjetër i anuluar nga VAR për disa centimetra dhe një paraqitje e denjë për titullar të vërtetë. Kontributi i Davide Frattesi ishte thelbësor në fitoren e Interit ndaj Lecce, provë që zikaltrit e kaluan me lehtësi, duke mos e lënë Napolin të shkëputej në krye të renditjes.
Në deklaratat pas ndeshjes, mesfushori hodhi poshtë çdo zë për të ardhmen e tij: "Tifozëve iu them se jam shumë i lumtur tek Interi. Këtu janë të gjithë si një familje, ndaj përpiqem t’i shpërblej sa mundem.
Ndonjëherë gjërat shkojnë mirë, ndonjëherë më pak, por unë jam i lumtur këtu. Shpresoj që e ardhmja të sjellë emocione si sezonin e kaluar, kjo është ajo që mund të them, prandaj vazhdojmë përpara".
Frattesi zbuloi gjithashtu një moment personal: "Për mua ka qenë një muaj i vështirë, sepse gjyshja ime nuk ishte mirë dhe për këtë arsye mendja ime ishte diku tjetër. Golin dhe fitoren ia dedikoj asaj".
Edhe Lautaro Martinez foli për Frattesi: "Për ne është themelor. Kur thirret në fushë, gjithmonë përgjigjet. Flas shpesh me të, e dua shumë. Kush luan, duhet të ndjejë presionin e atyre që duan të luajnë më shumë. Ata që luajnë më pak duhet të nxisin përmirësimin".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





