

Në foto Sildi Velaj
Vlorë- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja pasditen e sotme në Orikum. Mësohet se 29-vjeçari Sildi Velaj, është qëlluar nga Qerim Bello mbi 10 herë, por e kanë kapur vetëm 2 plumba.
Plumbat që e kanë kapur kanë qenë në zonën e shpatullës dhe të kofshës. Ndërkohë që pas ndërhyrjes në spitalin e Vlorës, Velaj është dërguar me urgjencë në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





