Transmetuar më 26-01-2025, 20:56

Me këtë fitore, Interi nuk i ndahet Napolit. Ekipi i Contes kryeson me 53 pikë, 3 më shumë se zikaltrit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

ITALI – Interi ka marrë një fitore të thellë në Lecce, aty ku djemtë e Inzaghit dominuan nga fillimi në fund dhe shënuan 4 gola. Serinë e golave e hapi Frattesi në minutën e 6-të. Kapiteni Lautaro Martinez dyfishon shifrat në minutën e 39-të.

Zikaltrit shënuan dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Dumfries shënoi golin e tretë në minutën e 57-të dhe katër minuta më vonë Taremi shënon golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.

Inzaghi i dha dhe disa minuta në dispozicion Kristjan Asllanit. mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 75-të në vend të Frattesit. Me këtë fitore, Interi nuk i ndahet Napolit. Ekipi i Contes kryeson me 53 pikë, 3 më shumë se zikaltrit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit