Transmetuar më 26-01-2025, 17:05

Një zjarr ka nisur ditën e sotme në një pallat në Durrës.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e katërt të një pallati në lagjën numër 7.

Bëhet me dije se nga zjarri janë asfiksuar 6 persona dhe janë dërguar në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë që po punohet për të zbardhur ngjarjen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit