Transmetuar më 25-01-2025, 22:34

FRANCË- Dy të mitur qëlluan me thikë një 14-vjeçar në Pars pasi ky i fundit nuk pranoi tu jepte telefonin. Siç raportohet 16 dhe 17-vjeçari e kanë qëlluar për vdekje pasi ai i ka kundërshtuar.

“Ndërsa djali i ri po largohej nga praktika e futbollit në mbrëmje, dy persona i kërkuan numrin e telefonit”, tha prokuroria.

Mediat e huaja shkruajnë se kur ai nuk pranoi ta dorëzonte, ata e goditën me thikë në shpatull. Një shoku i tij që ndodhej në vendngjarje i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka qenë ai që ka ndihmuar autoritetet për identifikimin e autorëve.

"Ky është tmerr absolut," tha ndër të tjera Jean-Pierre Lecoq, kryebashkiak i qarkut të 6-të të Parisit.

Janë arrestuar dy të miturit, banues në Paris. 14-vjeçari u dërgua në spital, por pasditen e sotme iu nënshtrua plagëve të marra. Akuza ndaj dy të miturve, tentativë zhvatje që çoi në vdekjen e viktimës, dënohet me burgim të përjetshëm. Sipas prokurorisë, dy të miturit ishin tashmë të njohur për organet e akuzës për vjedhje dhe krime të tjera dhe në vjeshtë u ishte ndaluar çdo kontakt me njëri-tjetrin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit